Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para demokratëve në degën 12 në Tiranë, ka theksuar se sot të gjithë zullumqarët po akuzojnë njëri-tjetrin.

Duke ju referuar një batute të bërë dikur nga kryeminsitri Edi Rama siç ishte shprehja “kokat hëngshin”, Basha me ironi theksoi se sot dikush tjetër po behetohet për “kokën” e Arben Ahmetajt, duke ju referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kokat hëngshin me njëri-tjetrin. Nuk na bëhët vonë as për Arben Ahmetajn, edhe pse sot dikush tjetër zë be për kokë të tij, as për Erjon Veliajn, e as për Edi Ramën. Ajo që shqetësohemi ne është se këta nuk kanë ngrënë mollë dhe dardha, këta kanë vjedhur qindra milionë euro, prandaj nuk ka para për fermerët”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se sot qytetarët shqiptarë nuk kanë më nevojë për fjalë boshe, por për një program real që tu rikthejë shpresën.

Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me groistët për të sjell mallrat ë skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëv. Dhe këtu shikon fermerin e rënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i ktehehen në bekim, i janë kthyer në borxh”, u shpreh Basha.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *