Një tjetër skuadër e madhe italiane përfundon në pronësinë e miliardereve amerikanë.

Bëhet fjalë për Romën, klub që kaloi për 591 milionë euro nga James Pallato një sipermarrës italo-amerikan tek Dan Friedkin një amerikan i fuqishëm financiarisht.

James Pallota e pati pronësinë e klubit verdhekuq për 9 vjet dhe vendosi tëe kërkoje bleres në fillim të këtij viti kur kuptoi që borxhet e Romës po shkonin drejt minusit 300 milionë euro.

Marrja në pronësi ligjerisht e klubit Italian nga  The Friedkin Group, Inc. pritet të kryhet deri në fund të muajit gusht, por marrëveshja tashmë është zyrtare.

Pronari i ri amerikan i kryeqytetasve do të ketë 86.6% të aksioneve dhe ka të drejtë të bleje edhe pjesën tjetër.

Ndërrimi i pronësisë vjen në ditën kur Roma do të luajë kundër Seviljes në një ndeshje të vetme që vlen cerekfinalet e Uefa Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *