Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur kwtw tw shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
KLP-ja ka pranuar kërkesën zyrtare të drejtuesit të SPAK, Arben Kraja për plotësimin e dy vendeve vakante.
Sipas KLP-së, kriterët dhe mënyra e konkurimit janë të parashikuara mbi Rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un.
Në mbledhjen e sotme, KLP ka miratuar gjithashtu edhe projektet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.
Brahim Dragoshi është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër. Lorenc Mërkuri komandohet drejtues i Prokurorisë Sarandë. Erion Çela komandohet drejtues i Prokurorisë Vlorë. Ludovik Doda komandohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës dhe Asllan Bajramaj drejtues i Prokurorisë Përmet.
Gjithashtu Lazër Çardaku dhe te Afredita Ndoi janë komanduar prokurorë respektivisht në Prokuroritë e Apelit të Shkodrës dhe Apelit të Durrësit, ndërsa Ylli Pjetërnikaj prokuror në Tiranë.
Ndërsa Albert Murçaj është komanduar si Drejtues i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.