Familja Katuçi nga fshati Gurrë e Vogël në Bashkinë e Klosit ka përjetuar një makth të vërtetë mëngjesin e kësaj të marteje teksa është përballur me dëmtimin e banesës.

 

Familja e Ylber Katuçit prej 6 anëtarësh është detyruar të dalë jashtë menjëherë pasi ka nisur shembja e banesës. Gjatë momentit të largimit, djali 6 vjeçar i kësaj familjeje është lënduar nga gurët që po shembeshin.

 

Vetë kryefamiljari, Ylber Katuçi nuk ndodhej në banesë pasi punonte në minierë. Ai është kthyer pas disa orësh për t’i qëndruar pranë familjarëve. Rikthimi në banesë për të është i pamundur pasi nuk ka asnjë siguri.

 

Në Bashkinë e Klosit janë me dhjetra banesa të raportuara si të dëmtuara. Tre banesa janë në Njësinë Xibër në të cilat nuk mund të jetohet. Po ashtu raportime ka patur edhe në njësitë Suç e fshatrat e Njësisë Klos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *