Fëmija i dytë i Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vit dhe balerini i njohur i ka kushtuar një mendim dashurie në rrjetet sociale.

 

“Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tende të parë rreth diellit.

Ti je mrekullia jonw. Gëzuar ditëlindjen Samurai i vogël i madh”, ka shkruar ai në Instagram.

 

Në postim balerini shqiptar pwrmend fjalwn luftëtari, sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë Klejdi që e ka treguar kohë më parë.

 

“13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse:meningo-encefalit“, shpjegoi ai. Por I vogli ynw nuk u dorëzua. Ne filluam një proces rehabilitimi të hershëm. Nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimuli më i mirë për të mësuar”.

 

Shumë personazhe tw botws sw artit dhe kulturws, miq dhe kolegë të Kledit komentuan nw postimin e urimin për Gabrielin.

Kadiu ka publikuar edhe një video prekëse me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së vet: nga lindja deri tek loja me motrën. Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016. / tgcom

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *