Dalin të tjera detaje nga ngjarja në fshatin Tushemisht, ku një shtetas amerikan u gjet pa shenja jete në apartamentin e një pallati.

Viktima identifikohet si Najebul Hasan dhe ishte me kombësi indiane.

Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte 62-vjeçari, policia konstatoi në vazot e luleve, hashash. Mirëpo, dyshohet se ai e kultivonte bimën narkotike për konsum shëndetësor për sëmundjen që kishte.

Gjatë këtyre 3 muajve, ai ka paraqitur probleme të shumta shëndetësore. Madje disa herë dhe është shtruar në spitalin e Pogradecit .

I ndjeri ishte proceduar më herët për kultivim hashashi nga Policia e Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *