Që prej muajit korrik, Kina ka filluar të aplikojë vaksinën eksperimentale tek ajo kategori e njerëzve që konsdierohen se përballen me rrezik të lartë të koronavirusit.

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Zheng Zhongëei deklaroi se synimi është forcimi i imunitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, ndërsa foli edhe për çmimin e mundshëm të vaksinës që është zhvilluar nga grupi kombëtar farmaceutik Kinez, Sinopharm.

Ai nënvizoi se çmimi i dozës do të jetë më i ulët nga shifra që deklaroi Presidenti i Sinopharma, Liu Jingzhen. Ky i fundit u shpreh javën e kaluar se dy doza mund të kushtojnë më shumë se 1.000 juanë (144 dollarë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *