Subscribe

Trupat, raketat dhe tanket u rreshtuan të enjten në sheshin Kim Sung të Koresë së Veriut në një parade te mbajur në prag të Olimpiadës Dimërore të Koresë së Jugut.

Qindra ushtarë marshuan në unison ndërsa mbi kokat e tyre fluturonin aeroplanët. Pjese e paradës ishin edhe raketat e reja dhe të sofistikuara Hwasong-15.

Lideri i vendit Kim Jong Un deklaroi se parada ushtarake do t’i tregonte botës se Koreja e Veriut “është shndërruar në një fuqi ushtarake të klasit botëror.

Kjo paradë shënoi 70-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreanoveriore. Momenti i organizimit të saj u pasua nga kritikat e Shteteve te Bashkuara, pasi kjo është hera e parë në 40 vite që eventi mbahet në shkurt. Në te kaluarën, parada kryesore ushtarake është organizuar në muajin prill.

70-vjetori i themelimit të ushtrisë koreano-veriore përkon me Lojërat Olimpike, të cilat do të organizohen nga data 9 deri në 25 shkurt në Korenë e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *