Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin e një koncerti fantastik dje në sheshin “Skënderbej”, për hapjen e negociatave dhe 100-vjetorin e lidhjes diplomatike Shqipëri-SHBA.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan:

 

“Një festë fantastike mbrëmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe çeljen e negociatave me BE. HISTORI! Faleminderit të gjithë artistëve, Tiranës dhe Erion Veliajt për një natë të paharrueshme. Faleminderit liderëve që kanë punuar për forcimin e marrëdhënieve tona ndër vite. Mbi të gjitha, falenderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj, që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët!”.

 

Yuri Kim ishte ne koncertin festiv ne krah te Edi rRames, Erion Veliajt, diplomateve te tjere perendimore si dhe anetareve te qeverise shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.