Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim shfaqet e surprizuar nga prezenca e flamujve amerikane në manifestimin e e thirruar nga Presidenti Ilir Meta këtë të hënë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim qartësoi se SHBA nuk ka asnjë lidhje me manifestimin e kësaj të hëne në mbrojtje të Kushetutës, ndërsa shtoi se SHBA mbështet çdo protestë paqësore.

 

“U befasova nga flamujt amerikanë në manifestimin e sotëm. Për të sqaruar çdo ngatërresë, ne duam të qartësojmë se ndonëse qeveria amerikane mbështet çdo protestë paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e sotëm”.

 

Reagimi i Kim erdhi menjëherë pas përfundimit të “manifestimit mbarëkombëtar” thirruar nga presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që zgjati 2 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *