Ministria e Drejtesise kërkon që të rifillojnë të gjitha seancat gjyqësore nderprera per shkak te pandemise.

Ministria propozon që proceset te zhvillohen online duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas propozimit vetë gjykatat mund të vendosin që në seancën gjyqësore të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë me qëllim shmangien e grumbullimeve. 

Po ashtu edhe provat apo aktet e tjera procedurialë do të depozitohen përmes mejteve të komunikimit elektronik brenda të njëjtës ditë kur zhvillohen seancat.në rast vonese ato nuk do të merren parasysh nga trupi gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *