Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

“Kërcasin” prangat për zjarret në Greqi, deri tani 142 të arrestuar, ndërsa beteje me flakët vijon

25 Gusht 15:00

Mes thatësirës, erërave të forta dhe temperaturave të larta, Greqia fqinje po vijon luftën ndaj zjarreve që kanë përfshirë vendin që prej një jave.

 

Zonat më të vështira mbeten në rajonin verilindor, afër qytetit të Aleksandropolit dhe në atë qendror, në malin Parnithë pranë kryeqytetit.

 

Zjarret kanë lënë 20 të vdekur gjatë javës së fundit 18 prej të cilëve emigrantë, përfshirë dy të mitur të moshave 10 deri në 15 vjeç.

 

Trupat e tyre u gjetën pranë një barake në një zonë pyjore të djegur pranë Aleksandoupolit në Greqinë verilindore. Më shumë se gjashtëdhjetë banorë të zonave të prekura dhe zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.

 

Zjarret në këtë zonë shkatërruan dhjetëra banesa dhe detyruan evakuimin e qindra banorëve, përfshirë edhe pacientët e spitalit të qytetit.

 

Në verilindje të Greqisë, deri më tani janë më shumë se 730km katrorë sipërfaqe të djegura, ndërsa zjarri i Aleksandoupolis është konsideruar si më i madhi i regjistruar ndonjëherë  në BE.

 

Po ashtu në periferi të Athinës, flakët dogjën parkun kombëtar në malin Parnithë një nga zonat e fundit të gjelbëruara të kryeqytetit. Vetëm në dy ditët e fundit janë djegur 5900 hektarë.

 

Autoritetet kanë deklaruar se për një pjesë të zjarreve, përgjegjës është dora e njeriut dhe në total janë arrestuar 142 persona. 118 prej të cilëve për zjarrvënie nga pakujdesia dhe 24 të tjerë me dashje.

 

Gjermania, Suedia, Kroacia, Qiproja kanë dërguar avionë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës dhe automjete rumunë, francezë, çekë, bullgarë, shqiptarë dhe sllovakë po luftojnë së bashku me forcat greke në terren.

 

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Betejë flake Greqi

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri, autori vret edhe veten, viktimat nga Shqipëria

më shumë...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

më shumë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

më shumë...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:46

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr...

8:41

Horoskopi i sotëm, 3 shenja do të...

8:36

Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë...

8:18

Moti sot/ Ngrihen tmperaturat ne vend, termometri...

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.