Subscribe

Ambasadorja amerikane vë si afat 31 dhjetorin për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Yuri Kim kërkoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të mblidhet këtë javë dhe të dërgojë listën me kandidatë në Presidencë e Kuvend.

 

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Kuvend. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, u shpreh Yuri Kim në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *