Policia e Tiranës ka kapur një 27-vjeçar. Në pranga ra Xhevahir Palushi, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë.”

 

Në vitin 2016, i riu dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamëz.

 

Kapja dhe ndalimi i Palushit u bë në rrugën “Kosova” në Kamëz, gjatë vijimit të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *