Katër persona janë arrestuar nga policia australiane pasi u kapën me 400 kg metamfetaminë kristal të fshehur brenda shisheve të salcave djegëse.

 

Droga u kap gjatë një kontrolli të ushtruar nga autoritetet në një ngarkesë me salcë djegës që ishte imortuar nga SHBA dhe që kishte si destinacion kryeqytetin Australian të Sidnejt,

 

Sipas BBC, droga kapte vlerën e 300 milion dollarëve.

 

Katër personat e arrestuar sipas autoriteteve australiane janë të moshës 30, 34, 36 dhe 45 vjeç.

 

Ndërkohë po vijon bashkëpunim me autoritetet amerikane për të gjetur origjinën e dërgesës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *