E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen tre tonë drogë në Mat

3 tonë kanabis i prere dhe i paketuar, gati për shitje është kapur nga forcat e policisë ne fshatin Bruç, 12 kilometra larg Burrelit. Droga u gjet ne nje banese qe ishte përshtatur si punishte. Mësohet se se bashku me lenden narkotike, jane zbuluar edhe disa parcela me 13 mije rrënje kanabis sativa te mbjella. Ne nje njoftim te orëve te fundit, policia sqaron se operacioni ka qene i organizuar nga forcat e policisë Mat te mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte. Dyshohet se autor i kësaj sasie gjigande është 45-vjeçari Shpetim Lika, banor i zonës. Ne afërsi te lendes se sekuestruar është gjetur nje shtëpi dhe nje punishte e improvizuar per te bere tharjen dhe paketimin e drogës se mbjelle ne keto parcela. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë