Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotikësh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kreshpan”, është bërë i mundur ndalimi i E. Y., 35 vjeç, S. T., 38 vjeç dhe E. S., 27 vjeç.
Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës material është sekuestruar rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash.





