Shqipëria preku fundin të shtunë në “Loro Borici”, e bashkë më të fundi duket shumë më i afërt i Christian Panuccit, i njeriut që u mor në shtator te 2017 për të vijuar më tej punën e shkelqyer të bërë tek kuqezinjte nga bashkëatdhëtari I tij D Biasi.

 

Deri tani bilanci është një katastrofe e vërtete. Kësaj kombëtareje për hir të së vërtetes i mungon cdo gjë. I mungojnë rezultatet ato për të cilët futbolli luhet. Humbjet e njepasnjëshme në miqësore mund te qëndrojnë, por për Ligën e Kombeve justifikimi është zero.

 

E mbyllëm Ligën e Kombeve në vendit e fundit me vetëm 3 pikë në 4 ndeshje, me 1 gol të shënuar dhe 8 të pësuar. Kësaj kombëtareje i mungon identiteti.

 

Një tjeter element me të cilin ishim mësuar vitet e fundit De Biasin. U bë më shumë se një vit në krye të ekipit kombëtar dhe ende nuk e identifikojmë dot skuadrën kuqezi me emrin e Panuccit. Lojtarë që ikin e vijnë, zgjedhje që shpesh nuk kanë logjike, formacione që ndryshojnë ndeshje pas ndeshje dhe pak lojtarë të fituar. Binaku dhe Uzuni janë shumë pak për tu krenuar.

 

Ndonëse deklaratat publike për mbështetjen ndaj Panuccit nuk mungojnë. Në fushë kjo nuk transmetohet.

 

Përplasjet për një kohë të gjatë për shiritin e kapitenit duket se kanë lënë shenjen e vet brenda lojtarëve.

 

Panucci ndoshta ka të drejte kur ankohet ndonjëherë për problemet me demtimet dhe lojtarët jashtë forme, por ky justifikim mund te qëndroje për një apo dy ndeshje jo për të gjithë kompeticionin e Ligës së Kombeve. Ndeshjet e mira që i mbajmë mend kombëtares së Panuccit numërohen me gishtat e dorës, si humbja me Italinë vitin e kaluiar apo fitorja ne miqësore me Turqine.

 

Të tjerat përfshirë edhe fitoren minimale me Izraelin nuk ngrohin. Por a është Panucci fajtori i vetëm? Sigurisht që jo. Lojtarët kanë peshën të tyre të fajit natyrisht, sepse ata janë profesioniste dhe duhet ti kishin shërbyer më shumë fanelës kuqezi  impenjimin e tyre, ashtu sikurse federata dhe kreu i saj Duka, i cili nga fillimi deri tani nuk ka shpjeguar kurrë projektin Panucci.

 

Tani është koha që federata të thotë fjalën e saj dhe te mos fshihet pas gazetareve dhe mediave miqesore me qeverine e futbollit shqiptar.

 

Sulmet dhe gerricjet e teknikut italian me kete pjese te gazetareve jane domethenese dhe tregojne realisht situaten e nderë rreth Panucit.

 

Puna eshte se tani Duka nuk ia vlen te fshihet me pas fijes se kashtes, ose ti mbylle njehere e mire polemikat dhe ta quaje kete periudhe tranzitore e pa objektiva ose ta shkarkoje..

 

Rrugë të mesme nuk ka, ndryshe kaosi rreth faneles kuqezi do të vazhdojë të thellohet, e shfaqjet e shemtuara si ajo e së shtunës në Shkoder kur tifozët nisën të shajnë në kor trajnerin do të jenë më të shpeshta, fatkeqësisht drita në fund të tunelit duke shumë pak….

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *