Punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të naftës në Poçem janë në ditën e tretë të grevës së urisë, pasi kanë 27 muaj pa marrë pagat.

 

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama, për ët cilin tha se ishe ai që në vitin 2013 u kërkonte naftëtarëve vota në këmbim të kushteve më të më të mira të punës.

 

“Kur Edi Rama kërkonte votat në 2013-ën u premtoi naftëtarëve paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Ndërkohë, naftëtarët kanë 27 muaj pa marrë pagat, personeli është shkurtuar dhe banorët që jetojnë mbi tokën naftëmbajtëse jetojnë në varfëri, pa infrastrukturë e pa kushte.”

 

Sipas saj, askush nuk po interesohet për jetën e punëtorëve në Poçemp, të cilët ndodhen prej ditësh në në grevë urie.

 

“Ku është sot qeveria dhe Edi Rama? Pse nuk veprojnë? Askush nuk po interesohet as për jetën e këtyre naftëtarëve që prej dy ditësh janë në grevë urie edhe pse protestat e tyre kanë zgjatur për më shumë se një vit.”

 

Ndërkohë, punonjësit thonë se do ta vazhdojnë grevën dhe nuk do të tërhiqen, ndërsa i bëjnë thirrje instancave shtetërore që t’i japin zgjidhje problemit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *