Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në mitingun e tij përmbyllës në Durrës, nuk i kurseu ironitë për presidentin Ilir Meta, pas videos së publikuar në media, ku kandidati i LSI-së, Etjon Joka, shfaqej duke blerë vota.

 

Duke marrë shkasë nga deklaratat e Metës se “kush prek votën më 25 prill, do t’i pritet dora”, kreu i qeverisë tha se Presidenti tani duhet të rrëmbejë sëpatën e të shkojë t’i presë duart kandidatit të LSI.

 

“Sot njëri nga ata të LSI-së, i Monikës dhe i Likes doli duke blerë vota dhe unë i thashë Likes; Dil o Like merr sopatën dhe priti duart. Jo vetëm nuk doli, por bënte postime dilni votoni mos kini merak për demokraci për vllazni, o Like o Like. O Like ta kisha thënë, lëre rakinë se do ta nxjerrin me zor. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lë vetë. Se kur e lë vetë e lë pak nga pak kurse me zor, e merr sfurkun dhe sopatën dhe s’di ku tja gjesh vendin. Të dielën do jetë festë do jetë, të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do ktehen në lepuj. Dhe rri mos dil më aty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *