Edvin Kondili, prokurori i Krimeve të Rënda, njëkohësisht kandidat për SPAK, ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

 

KPK ka dhënë këtë të premte vendimin për prokurorin Kondili duke theksuar se nuk ka konstatuar asnjë problem në lidhje me tre kriteret e rivlerësimit.

 

Prokurori Kondili ka hetuar çështjen e 613 kilogramëve kokainë që u kap në kontenierin me banane në Portin e Durrësit.

 

Gjatë muajit qershor e korrik në sitën e vettingut do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *