Subscribe

Përmes sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, Partia Demokratike ka publikuar disa fotografi, ku denoncoi parcelat me kanabis në tre qytete të vendit, përkatësisht në Kukës, Tepelenë dhe Vlorë.

Ai tha se droga po mbillet në mes të vendit dhe se raporti i antimafias italiane përcakton se Shqipëria është ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Gjata tha se po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi “u mboll me drogë”.

“Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama. Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj. Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *