Një aksident është rregjistruar në aksin rrugor Maliq-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit që të çon në qytetin e Maliqit kur një kamion dhe një mjet tip veturë janë përplasur në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Goditja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë aq sa mjeti tip “Audi” është shkatërruar pothuajse krejtësisht në pjesën e përparme.

Policia nuk ka dhënë detaje për aksidentin ashtu siç nuk ka bërë me dije personin që ka mbetur i plagosur me veturën që vinte me drejtim nga Pogradeci në Korçë. Ndërsa ka treguar se drejtuesi i kamionit është një shtetas rumun. 

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e bluzave të bardha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *