E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çfarë ndodhi me Teuta Selimin? Në mëngjes dhunohet nga bashkëshorti, në mbrëmje nga vëllai

Pak ditë më parë, këngëtarja Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe të vëllain. Ky lajm bëri bujë në media dhe siç raportojnë gazetarët e Kosovës, rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës kur Teuta raportoi për dhunë bashkëshortin e saj Patrik Neziri.

Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Sipas mediave kosovare, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.

Mesnatën e një dit më vonë, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.

Reklamë

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë