Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e kësaj të marte në Kamëz, në vendin e quajtur “Tre fushat”.

 

Viktima është identifikuar me inicialet E. K., rreth 30 vjeç.

 

Duke drejtuar motomjetin, i riu ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *