Demokratja Rudina Hajdari foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së radhës të Këshillit Politik. Në fjalën e saj, Hajdari deklaroi se gjatë takimit mazhoranca i ka dhënë garanci se listat do të hapen plotësisht, ashtu siç kërkon edhe opozita jashtëparlamentare.
“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë, duhet kuptuar fakti se me në fund qytetari po triumfon ndaj kryetarit të partive. Do shkojmë drejt listave të hapura. Kam toleruar tonet e larta mashkullore për një synim për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Kështu që në këtë mbledhje morëm garancinë nga maxhoranca se në ndryshimet e kodit listat do hapen 100% . Pas ndryshimeve kushtetuese me 30 korrik jam e hapur të bashkëpunoj me PD e çdokënd për çdo parim qe garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.”
Rudina Hajdari mendon se hapja 100% e listave do të ndryshojë skenën politike dhe të ardhmen e shqiptarëve.