Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Durrëës mbrëmjen e së hënës ku zhvilloi një tkaim me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij ai ripërsëriti edhe njëherë se qeveria nuk do të ketë më përballë një opozitë të shkatërruar siç ka qenë deri më tani.  Ai deklaroi se nga 27 Prilli kur do të zhvillohet Konveta e PL-së, nis beteja kundër qeverisë.

Ilir Meta tha se në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, do i jepet përgjigja e merituar kapjes së shtetit.

Konventa jonë do t’i japi përgjigjen e merituar kapjes së shtetit duke i dhënë një fuqi të jashtëzakonshme Partisë së Lirisë. Ilir Meta ka dalë nga rrethimi i vogël dhe së bashku me të gjithë ju, do të vendosim njëherë e përgjithmonë bazat shumë të fuqishme të organizimit tonë të hekurt. Ne kemi qenë një opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar dhe me 27  prill fillon beteja jonë me shpejtësi marramendëse që do të përmbysë regjimin”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *