Subscribe

Gjykata e Durrësit këtë të dielë për pesë orë me radhë në masa te rrepta sigurie ka zhvilluar seancën gjyqsore për 18  zyrtarët dhe ish zyrtarët e Kadastrës së Durrësit.

 

Vendimi përfundimtar i gjykatës la në burg 9 prej tyre, ndërsa për nëntë të tjërët u dha masa e sigurisë arrest shtepie ose detyrim paraqitjeje.

 

Ky vendim vjen vetëm pas skandalit të bërë publik dy dit më pare ku keta 18 zyrtarve u ishin  implikuar ne nje skeme për tjetersimin e 68 mijë m2 toke shterore ne zonen turiktike ne të kepit te Rodonit.

 

Ndaj tyre rendonin akuzat  si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, i kryer në bashkëpunim”.

 

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat te kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *