Krahas Presidentit Trump dhe krahut të tij të djathtë, Mike Pence i cili mban postin e zv/presidentit, mediat kanë publikuar tre prej emrave kryesorë që do të mbajnë pozicionet kyce në kabinetin e multimiljarderit. Ja cilët janë ata:

Newt Gingrich – Sekretari Amerikan i Shtetit

Konservatori dhe një nga mbështetësit më të mëdhej të multimiljarderit Donald Trump, Newt Gingrich, i cili ishte një nga kandidatët që u tërhoq nga gara në zgjedhjet brenda partisë, mund të jetë Sekretari i Shtetit. Gingrich ka spikatur gjatë kohës kur ishte Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

Newt Gingrich

Rudi Xhuliani – Prokuror i Përgjithshëm

Xhuliani, fytyra e Nju Jorkut pas sulmeve të 11 Shtatorit në “Kullat Binjake”, është një nga personat më të besuar të Trump. Ai ka një imazh shumë të mirë në radhët e amerikanëve, veçanërisht pas përballimit të situatës post terrorism. Xhuliani ka qenë gjithashnti një ish prokuror i Nju Jorkut. Ai ka garuar brenda Partisë Republikane në vitin 2008 dhe përfundoi i treti garën, pas McCain dhe Mit Romneit.

Rudi Xhuliani

Jeff Sessions – Sekretari Amerikan i Mbrojtjes

Senatori amerikan i Alabamas përflitet si shefi i mundshëm i Pentagonit. Pas fitores së Trump në Nju Jork, Sessions deklaroi se multimiljarderi është i respektuar sepse është aq i zgjuar sa kërkojnë amerikanët. Megjithatë, ai ka qenë një nga mbështetësist e Luftës së Irakut në vitin 2003, të cilën Trump e cilësoi një “idiotësi të tmerrshme.

_92374013_gettyimages-577707828

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *