Juventus thelloi krizën e rezultateve në kampionatin italian, duke e çuar në 4 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.

Në duelin e javës së 25 të Serie A, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2 në transfertë kundër Veronës.

Skuadra e Alegrit tani është 9 pikë larg nga Interi kryesues, e madje rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në rast se Milan mund sonte Monxen.

Në Bentegodi ndeshja ishte e bukur me të zotët e shtëpisë, të cilët kaluan në avantazh përmes një supergoli të Folorunshos.

Juventus reagoi shpejt dhe vetëm 7 minuta më vonë fitoi një penallti, e cila u kthye në gol nga Vlahoviç.

Gjysma e dytë e pjesës së dytë ishte e fortë, me raste për shënim por pa gola. E dyta nisi me shumë emocione. Ishin sërish vendasit që shënuan të parët me anë të Noslin.

Mirëpo bardhezinjtë rikthyen shumë shpejt ekuilibrat me anë të Rabio.

Deri në fund  pavarësisht këmbënguljes së Juventusit  dhe rasteve të Kiezes nuk pati me gola.

Ndërkohë në duelin tjetër transmetuar në Tring, Berat Gjimshiti fitoi duelin  shqiptarëve përballë Nedim Bajramit, pasi Atalanta fitoi 3 me 0 kundër Sasuolos me golat e Pasaliç, Kopmeiners dhe Beikër. Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë, ndërsa Kumbulla qëndroi në stol./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *