Java e 15 e kampionatit Italian do të nisë sonte jo me një ndeshje të zakonshme. Juventus Napoli mund të mos jetë një klasike, ama konsiderohet një ndeshje me pritshmëri të madhe për shkak të rivalitet të madh në të kaluarën e afërt dhe atë të largët.

 

Në Torino, Bardhezinjtë përmes kësaj ndeshje të rëndësishme kërkojnë të qëndrojnë në rrugën e Interit, gjë të cilën kanë mundur ta bëjnë deri më tani me sukses, pasi ziklatërit janë vetëm 2 pikë larg në renditje. Ndërsa nga ana tjetër Napoli i Valter Maxarrit nuk e ka luksin të gabojë më e nuk është e tepërt të thuhet se kjo transfertë mund të përcaktojë jo pak nga objektivat sezonal të skuadrës kampione në fuqi të Italisë.

 

Tek skuadra e Alegrit mund të kthehet titullar në mbrojtje Damilo që po shkon drejt rikuperimit të plotë, ndërsa Kambiaso blindon pozicionin e djathtë në mesfushën me pesë të bardhezinjve pas paraqitjeve bindëse në ndeshjet e fundit . Në sulm do ti besohet dyshes Kieza-Vlahovic, teksa serbi pavarësisht se ka shënuar 4 gola në ndeshjet e luajtura në shtëpi, kundër Napolit nuk ka statistika të mira.

 

Nga ana tjetër rotacioni në stol tek Napoli nuk ka dhënë ende qëndrueshmëri. Pas fitores me Atalantën, erdhën dy humbje me Realin dhe Interin, ndaj kjo sfidë e radhës shumë e korrtë mund të jetë një moment kyç për axurrët.

 

Ngushëllimi i vetëm është se nga 24 pikët e deritanishme në kampionat, Napoli 17 i ka marrë jashtë në këtë edicion dhe 7 në Diego Armando Maradona. Në sulm Maxarri do ti besoj treshes Kvarashjelia, Poltiano dhe Viktor Osimhen që kthehet nga dëmtimi. Ndeshja transmetohet në Tring në orën 20’45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *