Që kur u nda nga Scott Disick, Kourtney Kardashian e kemi parë të kalojë shumë netë duke festuar me Justin Bieber. Ata madje është thënë se kanë patur një lidhje, dhe në fakt asnjëri nuk është shqetësuar shumë për të adresuar ndonjë gjë. Në deklaratat e dhëna më parë, këngëtari ia preu shkurt gazetarëve duke thënë se e kishte vetëm shoqe, e kërkoi që kjo temë të mos hapej. Ky reagim nga ana e Justin la shumë për të dyshuar, por tani ka folur një mik i përbashkët i Kourtney dhe Justin, që shpjegon disa detaje.

 

Ai thotë: “Justin dhe Kourtney janë miq, dhe jo miq me përfitime ashtu sic është thënë. Ata mund të them se kanë rënë në një marrëveshje,që në momentin që gjërat nuk shkojnë mirë në jetët e tyre, dhe kur ka shumë dramë, ata do të takohen për të ndryshuar humorin, e për të folur bashkë. Shume lajme për lidhjen e tyre i ka përhapur ish i dashuri i Kourtney, Scott. Cfarëdo që të bëjë e të thotë ai, sërish Kourtney e Justin nuk shqetësohen, miqësia e tyre i ka bazat e forta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *