Nuk duhet të jetë dhe aq e vështirë të tërheqësh një vajzë, për dikë që ka fituar simpatinë, dhe jo vetëm, të miliona vajzave përreth botës, si një nga djemtë më të pëlqyer nga adoleshentet. E megjithatë,  këtë herë Bieber,  kishte sy vetëm për një bukuroshe me fat, e cila duket se nuk e konsideronte veten aspak të tillë.

 

 

Ai u fotografua në sedilet e pasme të një makine, përkrah një bruneje shumë seksi, në Rio de Janeiro të Brazilit.  Ndërkohë që të shumta do ishin ato, që do e konsiderojnë si dhuratë nga qielli një rast të tillë, vajza në fjalë duket sikur është marrë kundër dëshirës së saj.

 

 

Në fotot e ndryshme, Bieber përpiqet ta puthë, por ajo jo vetëm duket sikur nuk e dëshiron aspak diçka të tillë, madje edhe i shmanget. Ndoshta është thjesht e turpshme në publik dhe nuk ka dashur të kapet në pozë të vështirë nga kamerat, pasi presupozojmë që të paktën në makinë është ngjitur me dëshirën e saj. Ndryshe Bieber do ta priste burgu, por fundja ai është mësuar me skandale…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *