Subscribe

Kryeministri Edi Rama konfirmoi rinisjen e transportit urban dhe ndërurban në datën 15 qershor, kuptohet sipas protokollit sanitar.

Pas kërcënimeve të shoqatave të transportit për përshkallëzim të protestes së tyre, Rama tha se qeveria do ta mbështese këtë sektor përmes disa iniciativave dhe vendimeve.

Ai deklaroi se do të njihet si shpenzim i zbritshëm 100% konsumi i naftës për linjat urbane dhe ndërurbane. Po ashtu është vendosur që këto kompani të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore deri në  31 dhjetor 2020.

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS

• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020

Rama njoftoi se  brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë.

Por teksa lajmëroi mbështetjen për kompanitë e transportit publik, kryeministri i paralajmëroi këto të fundit edhe në lidhje me çmimin e biletës, pas kërcënimeve të shoqatës.

NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *