Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

 

Lajmin e ka dhënë vetë Tare përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se këtë vendim e ka marrë për të vijuar rrugëtimin e tij profesional.

 

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”.

 

Ndërkohë Tare e mbante këtë post nga janari i 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *