I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5”, përballë gazetarit Borjon Borakaj ishte tenori shqiptar, Kastriot Tusha.

Tenor dhe këngëtar i njohur, Kastriot Tusha nderuar me titullin “Mjeshtër i madh”, pohon se sot duhet më shumë vëmendje në muzikën shqiptare. Sipas tij, brezi i ri janë të prirur të kopjojnë.Ai gjithashtu ka edhe një apel për muzikantët e rinj.

Jemi në fazën e majmunërisë. Vetëm kopjojnë. Kur kemi një bagazh fantastik. Shqipëria e vogël, por ka një shtrirje të madhe në aspektin e larmisë së muzikës. Nga veriu në jug.

Problemi është që brezi i ri do të kalojë avangard shumë shpejt dhe thjesht kopjon. Apeli im është, kthejuni muzikës sonë së vërtetë. Kemi muzikë të bukur. Është kërcyer në vite. Në dasma është qëlluar edhe me armë nga atmosfmera për ta festuar.

Muzika e vjetër shqiptare mund të modernizohet, por kompozitori duhet të jetë i përgatitur mirë për të përpunar muzikën e shkuar, të krijojë një perlë“, shprehet Kastriot Tusha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *