Subscribe

Për të dytin vit radhazi Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i 20 shteteve që do të jenë pjesë e “Javëve Kulturore Ndërkombëtare”.

 

E konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, çdo javë do t’i dedikohet një shteti, ku në fokus do të jenë promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

“Ky edicion do të sjelli 20 shtete dhe organizata ndërkombëtare. Do na bashkohen për herë të parë Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani. Përgjatë javëve do të kemi shumë personalitete të ftuar. I kemi kërkuar miqve tanë që të celebrojmë në sheshe më koncerte të mëdha ku të rinjtë po pse jo dhe moshat e tjera të mblidhen bashkë. . me vjen mirë që Greqia këtë ftesë tonën  e ka mirëpritur dhe këngëtari grek Nikos Vertis do të jetë pranë nesh këtë vit”

 

Aktivitetet do të startojnë në kryeqytet nga kjo e martë, në javën e dedikuar Bashkimit Evropian, e më pas do të shtrihen edhe në pjesë të tjera të vendit. Me një ftesë të hapur edhe ndaj vendeve të tjera nëpërmjet këtij organizimi synohet njohja dhe forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

Në momentin që celebrojmë shqiptarinë kemi pasur nga e gjithë shqiptaria nga Maqedonia e Veriut, nga mali i zi, nga fqinjët tanë. patjetër që kemi një ftesë të hapur, nuk është vetëm celebrimi i një kulture. Është një ftesë për çdokënd nga Ballkani, Europa, Azia, Amerika për të qenë këtu prezent në Shqipëri.”

 

Mbi 700 artistë do të bëhen pjesë e programit, ku ndër ta do të jenë dhe emrat të njohur të arenës ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *