Aktori Jared Leto deklaroi se jeton në një shtëpi ku ka fantazma, por kjo gjë nuk i shkakton asnjë bezdi.

 

 

Kohë më parë ai shiti shtëpinë e tij në Hollywood, për t’u transferuar në një ish-bazë ushtarake që ka kushtuar 5 milionë dollarë.

 

 

Duket se fituesi i çmimit “Oscar” nuk qenka vetëm në shtëpi, pasi prej kohësh janë zbuluar prani të çuditshme.

 

 

Vetëm perëndia e di se çfarë kanë bërë këtu, por shtëpia flet. Kujdestari im më ka treguar për raste të pushtimit të shtëpive nga fantazmat. Një punëtor braktisi punimet e restaurimit pasi mori vesh për prezenca të çuditshme. Por, këtu unë ndihem i qetë. Kjo është streha ime. Jam në majë të malit. Ndihet flladi. Është e vështirë ta braktis këtë vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *