Subscribe

Plagosja e 38-vjeçarit Edison Begaj mbrëmjen e të shtunës në Vlorë ishte në fakt një atentat për ekzekutimin e tij. Burime të policisë lokale bënë të ditur se persona të panjohur e kanë pritur Begajn që të kthehej në banesën e tij.

 

Ai është qëlluar 5 herë me një armë zjarri pistoletë dhe 4 plumba e kanë kapur në këmbë. Pas kësaj, autorët e krimit janë larguar me shpejtësi me një automjet.

 

I plagosuri ka mundur që të paraqitet në kohë në spital, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e Vlorës konfirmoi se hetimet po zhvillohen në dy pista: larje hesapesh mes grupeve kriminale si dhe përplasja për trafikun e drogës.

 

Më 18 maj 2020 Edison Begaj ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, së bashku me katër persona të tjerë.

 

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *