Preng Gjini është nisur drejt Turqise pasi rrezikon shikimin.

 

Burime nga spitali i Traumës e konfirmuan lajmin për Vizion Plus. Gjini Do i nënshtrohet nje operacioni tjetër ne Turqi.

 

Ai mbeti i plagosur rëndë nga atentati me tritol në makinë tek ura e Selites. Tek Trauma 50 vjecari Preng Gjini bëri tre ndërhyrje kirurgjikale në bark, në gjymtyrë dhe në sy për shkak të plagëve.

 

Ndonëse deri tani ngjarja është pa autor, dyshohet se Preng Gjini është sulmuar në vijim të sagës së përplasjes së madhe mes familjeve Gjini dhe Reçi, sulme që deri tani I kanë marrë jetën 5 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *