Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Itali, Silvio Brusaferro u shpreh se sjellja e  të pabindurve në këtë situatë  të rëndë është absurde.

 

“Vazhdoj të shoh imazhe të rrugëve plot me njerëz dhe kjo është totalisht e papranueshme. Nëse qëndrimi në shtëpi do të jetë rigoroz dhe i unifikuar, ka mundësi reale që të mos kemi një trend të ngjashëm me Veriun. Dinamika që do të marrë sëmundja në vijim varet vetëm nga sjellja jonë.”

 

Për shkak të situatës kritike në të cilën ndodhet Italia, qeveria miratoi sot ligjin e ri që parashikon shtrëngimin e masave, duke detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Gjobat jane rritur edhe me shume per ata qe thyejne rregullat nga 400 deri ne 3 mije euro.

 

Megjithatë vetë kryeminstri Conte mohoi aludimet e dala në media se italianet do te qëndrojnë në shtëpi deri në 31 korrik.

 

Ai e konsideroi këtë lajm jo te sakte duke dhene edhe shpjegimin.

 

” Ne janar ne shpallen gjendjen e emergjences kombetare e cila si rregull zgjat deir ne 31 korrik. Mirepo ne mendojme se do te dalim shume me shpejt nga kjo situate dhe nuk ka arsye perse masat e ndermarra deri me tani te zgjasin deri atehere domosdoshmerisht.

 

Ndërkohë, dronët po monitorojnë qarkullimin ndërsa disa kryebashkiakë kanë dalë vetë në terren.

 

Situata në spitale është apokaliptike, ku mijëra mjekë dhe infermierë janë infektuar dhe 25 kanë vdekur. Për të përballuar fluksin e madh të pacientëve janë ndërtuar spitale fushorë ndërsa 8 pacientë janë dërguar në spitalet gjermane për tu trajtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *