E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Kronikë

Italia në alarm për Astrazeneca/ Pezullohet vaksina, 3 persona humbën jetën nga tromboza

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë shpjegim të qartë mbi lidhjet e vaksinës Astrazeneca me mpiksjen e gjakut, shqetësimi në vendet që janë furnizuar me këtë produkt, janë shtuar.

 

Reklamë

Italia, raporton Vizion Plus, është shteti i radhës që pezulloi fushatën e vaksinimit pasi tre persona ndërruan jetë pas marrjes së injeksionit, shkaku kryesor ishte pësimi i trombozës. Ministria e shëndetësisë nuk ka pranuar të prononcohet për mediat deri në një moment të dytë.

 

Reklamë

Rreth 5 milion europianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca. Nga kjo shifër, rreth 30 raste kanëe raportuar “ngjarje tromboembolike” ose zhvillimin e mpiksjes së gjakut. Kompania anglo suedeze, AstraZeneca iu përgjigj shqetësimeve duek thënë se siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar ku janë administruar deri më tani më shumë se 11 milion doza të vaksinës AstraZeneca, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se nuk kishte prova se produkti kishte shkaktuar probleme.

Më shumë video

Reklamë