Një student me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në parkingun e një rruge në “Corso Europa” në Genoa të Italisë.

 

Sipas mediave lokale italiane trupi i 20 vjeçarit shqiptar është gjetur  nga një kalimtar i rastit.

 

Vdekja duket më shumë si aksidentale, dhe paraprakisht dyshohet se i riu besohet të ketë rënë nga një mur rreth 4 metra i lartë. Këmisha që mbante veshur ishte e shpuar dhe sugjeron se mund të ketë ngecur përpara se të binte.

 

Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës.

 

20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *