Një turiste nga Sllovakia është mbytur këtë të hënë te Shkëmbi i Kavajës.
Turistja 79-vjeçare ishte duke u larë në ujë kur ka hasur probleme.
“Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





