Subscribe

4 turistë gjermanë kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur ” Qafa e Pejës” në Theth, teksa kanë qenë duke eksploruar terrenin malor.

Njëri prej turistëve, sipas policisë, kishte marrë dëmtime dhe nuk mund të vazhdonte më ecjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia u ka shkuar në ndihmë, ku pas kontrollit me helikopter është bërë i mundur lokalizimi i tyre.

Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore, ndërsa 3 të tjerët janë nxjerrë pa lëndime nga terreni malor ku ishin bllokuar.

“Në vendin e quajtur ” Qafa e Pejës “, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në mes të malit ku njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Postën e Policisë Theth dhe me  shërbimet e emergjencave civile, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore.

Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga  terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar”, njofton policia.

Policia e Shkodrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve,  vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *