Subscribe

Viktima i atentatit të së martës në mbrëmje në Tiranë, Santiago Malko ndonëse vetëm 26 vjec është një personazh I njohur për forcat e rendit.

E para sepse, ai ka qënë për pak kohe vete pjesë e uniformave blu, konkretisht në patrullen e përgjithshme.

Dhe tjetra, sepse Malko ka qënë edhe në dy ngjarje në kryeqytet. E para në 2016 ku u përfshi në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjec. Një sherr që atëherë u tha se ndodhi për shkak të një borxhi të pakthyer nga vëllezerit Lashi kundrejt Malkos.

Si vëllezerit ashtu edhe ish efektivi ishin pjesë e botës së lojërave të fatit pasi kishin në të njëjtën zonë në atë kohë lokale te basteve sportive.

Jo vetëm kaq por në tetor të vitit 2018, ai ishte një nga emrat që u shpallën në kërkim për përfshirjen në ngjarjen e rëndë n ëish bllok ku dy dy grupe patën një përplasje të armatosur në një lokal me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Santiago Malko ishte kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasje duke u future në këto ambjente bashkë me viktimen Eljon Hato dhe Ervis Martinajn që mbeti I plagosur. Santiago Malko ne ate kohe u shpall në kërkim nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *