Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Ish-ministri këshillon Bashën: Dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD! S’ta shpëton dot askush karrierën

6 Dhjetor 11:25

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani kjo javë do të jetë vendimtare për karrierën politike të kryedemokratit Lulzim Basha, duke marrë shkas nga fakti që më 11 dhjetor mblidhet Kuvendi i PD-së, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se lideri demokrat, Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit, dhe të vazhdojë të kontribuojë si një anëtar dhe deputet i saj. Sipas tij, kjo do të ndihmonte që PD të ringrihej, por, nga ana tjetër, edhe Basha do të kishte kohë të reflektonte.

 

Postimi i Manjanit:

Këtë javë..

****

Gjykoj se Lulzim Basha duhet të zgjedhë të qëndrojë në Partinë Demokratike dhe jo të largohet prej saj.

Ai duhet të dorëhiqet dhe të kontribuojë si anëtar i thjeshtë dhe si deputet i saj.

Nëse do të jetë në politikë do ti duhet të marrë pak kohë, të mendojë dhe reflektojë thellë. Të merret me veten, me problemet pa shumë alternativa që ka dhe të mësojë të ndërtojë marrëdhënie njerëzore politike.

Ai duhet të gjejë përgjigjen e vërtetë të pyetjes: përse partia i beson më shumë një 77 vjeçari në pension sesa atij?! Do ta ndihmojë gjetja e kësaj përgjigje. Sigurisht nëse nuk mendon vërtetë se është punë “llumi”, “bermude”, “rakie”,”bllofi” etj…. Çështja është përse demokratët dhe jo vetëm u kthyen tek fillimi, te Liria e Demokracia?! Përse nuk ishte Luli në krye të Lirisë e Demokracisë?!

Ndërkohë, demokratëve,në shenjë respekti ndaj tyre dhe ndaj vetes, duhet t’u ofrojë të vetëm një gjë që i ka mbetur: DORËHEQJEN.

Nuk mund të bashkjetojë dot më me ta si kryetar i tyre.  Ata kanë vendosur të vetmblidhen. Nuk i kishte ndodhur më parë asnjë kryetari të asnjë partie kjo gjë. Të gjithë kanë ikur si bashkëpunues e jo si palë në konflikt me partinë e tyre. Kjo tregon se Luli nuk është më kryetar i tyre.

Por ai mund të vijojë të jetë si ata dhe deputet i tyre. Jeta është e gjatë dhe politika rrokulliset shpejt. Kush reflekton dhe gjen sintoninë me njerëzit është politikan i mirë, pavarësisht gabimeve.

Duhet sintoni me partinë dhe Shqipërinë që të të respektojnë edhe ambasadorët e të huajt.

Askush jashtë nuk të njeh nëse nuk të do vendi yt, njerëzit e tu!

Ndaj them se ai duhet të rrijë në PD duke u dorëhequr. Bashkëpunimi me demokratët është zgjidhja e tij, jo përballja.  Me përballje humb vetëm Luli!

Dhe më në fund, kush ja do të mirën Lulit bën mirë ta këshillojë të mbetet anëtar e deputet i PD. Kush e shtyn të përballet ende me kotësinë nuk ja do të mirën, por do ta heqë qafe njëherë e përgjithmonë nga politika.

Por është Luli ai që vendos dhe duhet ta bëjë deri në fund të kësaj jave.

Unë i sugjeroj ende me shumë dashamirësi, siç kam bërë gjithmonë, këtë zgjidhje:

dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD. Hapi rrugë ringritjes së saj duke u bërë pjesë dhe jo palë me partinë që imvesroi tek ti.

Është javë vendimtare e karrierës tënde politike.

Nuk ta shpëton dot askush këtë karrierë, përveç vetes.

Çdo rrugë tjetër është largim nga politika. Edhe largimi është alternativë padyshim, por do ishte largim me turp!

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Kuvendi PD Sali berisha Ylli Manjani

Nga e njëjta kategori

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Gojan i Madh

më shumë...

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u konfliktuan për kamerat e sigurisë, ja si ndodhi ngjarja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.