Autoritetet në Japoni kanë arrestuar këtë të enjte ish-ministrin e Jashtëm dhe bashkëshorten e tij, deputeten Anri Kawai, pasi dyshohen se kanë blerë votat.

Katsuyuki Kawai, i cili është mik i kryeministrit japonez, Shinzo Abe dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar në muajin tetor të vitit të kaluar. Ai dha dorëheqjen si ministër, pasi dolën thashetheme për parrugëllsi zgjedhore.

Çifti dyshohet se iu kane ofruan miliona  votuesve, me qëllim per te votuar për Anri Kaëai, e cila fitoi vend në Parlament në vitin 2019.

Ndërkohë, ata kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre, duke mos pranuar se kanë thyer ligjin.

Nga ana tjetër, kryeministri japonez kërkoi fale publike. “Unë jam tërësisht i përgjegjshëm për të shkuarën e ish-ministrit. Iu kërkoj sinqerisht falje njerëzve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *