Ish-ministri i Drejtësisë në Japoni, Katsuyuki Kawai u dënua me 3 vjet burg për blerje të votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2019.

Ky vendimi vjen teksa Japonia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme në fund të këtij muaji.

Kaëai u dënua për blerjen e votave për gruan e tij për zgjedhjet e Dhomës së Lartë në vitin 2019.

Gruaja e tij, Anri Kawai, kishte fituar vendin në zgjedhje, por u dënua me 16 muaj nga një gjykatë në janar. Ajo gjithashtu u pezullua me 5 vjet për mospasje të drejtë në zgjedhje.

Pavarësisht se u deklarua i pafajshëm vitin e kaluar në gusht, më pas u tërhoq dhe pranoi shumicën e akuzave në fillim të këtij viti në mars, duke kërkuar dënim me kusht.

“Përgjegjësia është vetëm mbi mua dhe unë jam gati t’i pranoj të gjitha”, tha Kawai në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *