Debati i fortë i djegieve të mandateve të deputetëve të opozitës, ka edhe një çështje tjetër e cila është në interes të lartë për mënyrën se si do të veprojë KQZ-ja.

 

Vendimi i opozitës është një çështje që prej një javë ka shkaktuar reagime të shumta jo vetëm në vendin tonë por edhe nga ndërkombëtarët, dhe tashmë ajo çfarë pritet është se si do të veprohet me plotësimin e vendeve të lëna bosh në KQZ.

 

Për të dhënë më shumë detaje rreth procedurave që do të ndiqen në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus këtë të shtunë ka qenë ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume.

 

Në fjalën e tij Kume ka theksuar se në këtë fazë Parlamenti mund të funksionojë në gjendje shumë të sforcuar por sipas tij, një çështje e tillë mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje politike.

 

“Parlamenti mund të funksionojë në mënyrë të sforcuar, dua të theksoj nuk kafare rëndësi që ne të shohim se çfarë thotë ligji dhe kushtetuta për tu përgjigjur dhe për të gjetur rrugë dhe mekanizma për të zgjidhur krizën. Kjo krizë nuk zgjidhet duke përdor këto mekanizma por kjo zgjidhet si një krizë politike zgjidhet me instrumenta politik dhe me marrëveshje politike, për mendimin tim është e domosdoshme që të bëhet kjo marrëveshje.”

 

Zoti Ruçi menjëherë sapo janë dorëzuar dorëheqjet e deputetëve të opozitës i ka dërguar ato brenda 24 orëve në KQZ. Si ee lexoni nga ana proceduriale këtë veprim? A duhet të kalonin këto dorëheqje njëherë në komisionin e Mandateve?

 

Jo vetëm që duhet të kalonin në komisionin e mandateve por dorëheqjet bëhen në Komisionin e mandateve, që do të thotë se sipas kodit zgjedhor dhe ligjit, deputeti i cili vendos që do të ndërpresë mandatin përveç se e deklaron me shkrim duhet të deklarohet në mënyrë publike, përpara komisionit të mandateve për këtë vendim të tij. Unë nuk e di në është bërë apo jo, por nëse nuk është bërë atëherë nuk është zbatuar kjo kërkesë e ligjit, që ska pse të mos zbatohej, edhe pse mund të justifikohet me precedentë të tjerë. Por unë jam për atë që është e shkruar në ligj duhet të zbatohet procedura ashtu siç është e shkruar në ligj.

 

Çfarë ndodh nga ky moment, tashmë 56 dorëheqjet janë në komisionin qëndror të zgjedhjeve, çfarë bën KQZ-ja në këtë moment?

 

KQZ-ja pasi njoftohet për vakancat e krijuara, për secilin prej tyre i referohet listës shumë emërore të subjektit përkatës në të cilën bën pjesë deputeti që ka kërkuar ndërprerjen e mandatit dhe ja jep mandatin kandidatit në këtë listë të radhës duke respektuar parimin e përfaqësimit gjinor. Në rast se kandidati i radhës nuk do ta pranojë mandatin, që ligji ka të përcaktuar një periudhë deri në 30 ditë, afat që ai duhet të paraqitet në komisionin e mandateve në Kuvend, për të deklaruar se nuk e pranon ose për të bërë veprimin, nëse këtë veprim nuk e bën brenda 30 ditëve automatikisht mandati i tij quhet konsumuar dhe kalohet te mandati i radhës.

 

Sa kohë mund të zgjasë ky proces zoti Kume?

 

Ma merr mendja se kështu siç është vepruar, e gjitha mund të mbarojë për 1-2 muaj, nuk besoj se zgjat më shumë për sa kohë që dimë se të gjithë ato që janë në listat e dy partive deputetë të cilat e kanë kërkuar ndërprerjen e mandatit dhe janë deklaruar për të, po ashtu edhe kandidatët kanë rënë dakord me vendimin politik të partisë.

 

Çfarë ndodh me partitë aleate? Disa nga krerët e këtyre partive kanë qenë në listat emërore të PD-së por që partitë kanë qenë më vete. Si procedohet në këto raste?

 

Jo si deputetë ato nuk kanë asnjë cilësi ndryshe si gjithë të tjerët, Dashamir Shehi është kryetari i LZHK-së dhe ndërkohë ishte në listat e PD-së ai është i barabartë ligjërisht si gjithë të tjerët e dorëhequr në PD, dhe zëvendesimi i tij bëhet nga lista e demokratëve.

 

A ka hapësira që vendet e opozitës të marrin emra nga e majta?

 

Kodi zgjedhor në nenin 164 parashikon, zëvendësimin e vakancave në rastin kur shteron lista e një subjekti politik, me subjektin politik tjetër nëse ai është në të njëjtin koalicion. Ligji zgjedhor nuk thotë se çfarë ndodh kur listat dhe subjektet politike janë pjesë të një koalicioni, siç të thuhet se lista shteron, siç nuk jep përgjigje për listën e një partie e cila ka garuar më vete. Ligjvënësi ka trajtuar vetëm rastin kur mandati që ndërptitet i takon një deputeti, i cili ka ardhur me propozimin e qytetarëve. Ligjvënësi për mendimin tim ka përdorur  më shumë logjikën sesa i ka shkarë një gjë e tillë, ka përdorur logjikën sipas së cilës në një proces zgjedhor pritet që qytetari të shprehë vullnetin e tij për një subjekt dhe alternativë të caktuar politike dhe si pasojë e këtij rezultati prodhohen mazhorancat dhe opozitat dhe nuk mund të jetë pastaj ligji që të ndërtojë mekanizmat ndaj dhe për mendimin tim nuk e ka ndërtuar këtë mekanizëm, që të fillojë dhe të bëjë lëvizje mes këtyre dy llojeve, mazhorancë dhe opozitë, kjo është arsyeja. Për mendimin tim dhe pse mund të trajtohet për analogji, duke konsideruar subjektet politike koalicion, dhe subjektet politike, parti dhe një qytetar më vete, dhe siç veprohet me ligj për subjektin politik një qytetar i pavarur të veprojë dhe për të tjerë për analogji. Në qoftëse do të kërkohet kjo analogji që është shumë e sforcuar si e tillë, për tu realizuar  do të kërkonte vendimarrje të komisionit Qëndro të Zgjedhjeve, të cilësuar pesë veta, ose vendimarrje të Kolegjit Zgjedhor dhe për fat të keq këtu do të mbyllej gjëja për sa kohë ne nuk kemi Gjykatën Kushtetuese, sepse në këtë rast duhet të ishte ajo që duhet ta zgjidhte këtë çeshtje. Ajo çfarë kërkohet të realizohet nga një proces zgjedhor dhe mënyra se si ligjvënësi e ka përkthyer standartin që duhet ta realizojë procesi zgjedhor dhe produktin e tij në ligjin zgjedhor, vështirë se mund të shpien në fund se po ka sens që mandatet e opozitës të jepen mazhorancës.

 

Në kushtetutë thuhet se parlamenti ka 140 deputetë, në kushtet ku do të kemi një Parlament me vetëm 75-80 deputet funksionon apo jo parlamenti?

 

Parlamenti si i tillë është krijuar në fund të procesin zgjedhor, me vendimin përfundimtar të Komisionit Qendror të zgjedhjeve dhe me deklarimin e së cilit që ka fituar mandatin nëpërmjet betimit në sallën e kuvendit,seç ndodh pastaj për mendimin tim nuk besoj se ky është një faktor që të thotë se ky është një parlament që nuk funksionon dot. Mund të funksionojë në mënyrë të sforcuar, dua të theksoj nuk kafare rëndësi që ne të shohim se çfarë thotë ligji dhe kushtetuta për tu përgjigjur dhe për të gjetur rrugë dhe mekanizma për të zgjidhur krizën. Kjo krizë nuk zgjidhet duke përdor këto mekanizma por kjo zgjidhet si një krizë politike zgjidhet me instrumenta politik dhe me marrëveshje politike, për mendimin tim është e domosdoshme që të bëhet kjo marrëveshje, ju e dëgjuat se çfarë ka thënë kryeministri që nuk mundet që sot të përsëritet 97’, midis të tjerave në atë kohë ka qenë dhe këmbëngulja e mazhorancës ekzistuese që doli nga zgjedhjet e 96’ as për të mosdëgjuar ndërkombëtarët, as për të mos dëgjuar dhe negociuar për të gjetur zgjidhje më të mira, që ashtu siç ishin ato që ishin fituar në 96’ nuk pranoheshin nga pjesa tjetër e forcave politike të Shqipërise. Natyrisht duhet të gjejnë zgjidhje që më pas ato të formësohen në rregulla loje në legjislacion shqiptar të cilat mos të bëjnë të mundur përsëritjen e krizave të tilla, formohet dhe nuk e pranon dot faktin se është opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *